,

Andrew Tate përfundon sërish në telashe – akuzohet për trafikim të të miturve në Rumani

Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan Tate, janë dërguar në gjyq nga prokurorët rumunë, të cilët i akuzojnë për disa vepra të rënda penale, përfshirë trafikimin e të miturve, shfrytëzimin seksual, pastrimin e parave dhe ndikimin te dëshmitarët.

Sipas prokurorisë rumune, Andrew Tate dyshohet se kishte rekrutuar një vajzë kur ajo ishte vetëm 15 vjeç, duke e bindur se kishte ndjenja romantike për të, ndërsa më pas dyshohet se e kishte detyruar të kryente aktivitete për videochat. Prokurorët pretendojnë se shfrytëzimi ka ndodhur në Britani dhe Rumani.

Hetuesit thonë se nga aktiviteti i dyshuar janë përfituar rreth 1.25 milionë dollarë, ndërsa prokuroria ka kërkuar edhe konfiskimin e katër automjeteve luksoze, me vlerë totale të vlerësuar rreth 825 mijë euro.

Andrew dhe Tristan Tate i kanë mohuar akuzat. Tashmë dosja i është dërguar Gjykatës së Bukureshtit, e cila do të shqyrtojë çështjen në vazhdim. Dërgimi në gjyq nuk nënkupton se vëllezërit janë shpallur fajtorë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *