Prokuroria Themelore në Pejë hap rast penal ndaj Joz Markut – kërkohet edhe arrestimi i tij

Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj Joz Markut, pas sulmit fizik ndaj Edi Kuçit, pamjet e të cilit janë përhapur ditët e fundit në rrjetet sociale.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Sipas Prokurorisë, rasti është hapur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa prokurori kujdestar ka vepruar me vetiniciativë.

Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit dhe ka kërkuar vendosjen e Joz Markut në stop-listë, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore ndaj tij.

Rasti lidhet me një përleshje fizike në të cilën, sipas pamjeve të publikuara, Joz Marku shihet së bashku me disa persona të tjerë duke e rrethuar dhe goditur Edi Kuçin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *