Një përplasje mes Edit dhe Jozit ka marrë vëmendje të madhe, pasi në incident dyshohet se Edi është ndaluar në rrugë nga disa persona që përdorën një tabelë “STOP”, e ngjashme me atë që përdoret nga Policia.
Pas ndalimit, situata është përshkallëzuar dhe ka nisur përleshja. Sipas pamjeve të publikuara, Jozi shihet duke e goditur Edin, ndërsa gjatë përballjes i kërkon llogari për deklarata të bëra më herët.
Në një moment, Edi shihet i gjakosur dhe i ulur në tokë, ndërsa përplasja vazhdon mes dy palëve. Rasti ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, sidomos për mënyrën se si dyshohet se ka nisur ndalimi.
Për rastin është aktivizuar edhe Prokuroria Themelore në Pejë, e cila ka nisur procedurat lidhur me incidentin. Sipas raportimeve, ndaj Jozit është hapur rast për “Lëndim të lehtë trupor”, ndërsa ai është futur edhe në stop-listë.
Ngjarja tashmë pritet të sqarohet nga organet kompetente, ndërsa mbetet për t’u vërtetuar nëse personat e përfshirë janë paraqitur realisht si pjesëtarë të Policisë dhe cilat kanë qenë motivet që çuan në përplasjen fizike.



Leave a Reply