,

Kushtrimi i propozon martesë Aurorës LIVE në emision! Ajo i tha “PO”

Moment emocionues për çiftin e njohur nga Big Brother VIP Kosova.

Kushtrim Kelani i ka propozuar për martesë Aurorës Rrustës LIVE në studio, duke e bërë momentin edhe më të veçantë. Aurora, e emocionuar, e ka pranuar propozimin me një “PO”.

Kushtrimi ka treguar se zgjodhi ta bënte propozimin pikërisht në Klan Kosova, pasi aty nisi edhe historia e tyre e dashurisë.

Çifti tashmë po përgatitet për martesë, e cila sipas raportimeve pritet të mbahet në muajin tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *