Çfarë u gjet në bodrum?

Gjatë pastrimit të objektit, punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Kastrioti” hasën në një gropë të madhe në bodrum dhe thasë të varur në tavan, të mbushur me materiale të panjohura. Pamja ishte aq e pazakontë sa fillimisht u ngrit dyshimi se mund të bëhej fjalë për një varrezë masive. 

Më pas, sipas deklarimeve të kryetarit të Obiliqit dhe informacioneve të Policisë/antidrogës, dyshimi kryesor është se hapësira mund të jetë përdorur për tentim-kultivimin e substancave narkotike. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar se çfarë substance ishte, dhe policia vazhdon ekzaminimin e vendit. 

Objekti kishte qenë i uzurpuar për vite dhe komuna kishte nisur pastrimin me synimin që ish-shkolla të rikthehet në funksion. Sipas raportimeve, shkolla nuk kishte funksionuar që nga viti 1990.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *