Pas javësh ngërçi, Kuvendi rikthehet në sallë – sot pritet të zgjidhet kryesia

Kuvendi i Kosovës rikthehet sot në seancë konstituive, në një nga ditët më të rëndësishme politike të javëve të fundit. Seanca është thirrur për 9 shtator, nga ora 11:00, ndërsa në rendin e ditës janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. 

Seanca konstituive e Legjislaturës së XI kishte nisur më 6 gusht, por procesi nuk ishte përmbyllur. Deputetët kishin dhënë betimin, ndërsa kishte mbetur pa u përfunduar zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve. 

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kishte bërë thirrje që procesi të mos zvarritej më tej, duke paralajmëruar se vendi nuk ka nevojë për një tjetër krizë institucionale apo për një proces të ri zgjedhor. 

Në ditët para seancës së sotme, partitë opozitare kanë bërë të ditur qëndrimet e tyre. PDK-ja dhe LDK-ja kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndonëse kanë pasur qëndrime të ndryshme lidhur me mënyrën dhe afatet e thirrjes së seancës. 

Tash mbetet të shihet nëse deputetët do të arrijnë të sigurojnë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryesisë dhe përfundimin e konstituimit të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *