,

“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu” – Haradinaj me mesazh të fuqishëm për Hashim Thaçin

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të fuqishme për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke kërkuar rikthimin e tij në Presidencë.

Haradinaj ka thënë se Kosova ia ka borxh Thaçit, ndërsa rikthimin e tij në krye të shtetit e ka cilësuar si një nder për vendin.

“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, është shprehur Haradinaj, në një deklaratë që menjëherë ka tërhequr vëmendje të madhe.

Deklarata vjen në një moment kur emri i Hashim Thaçit është sërish në qendër të vëmendjes publike dhe politike në Kosovë. Haradinaj, me këtë qëndrim, po e bën të qartë mbështetjen e tij për një rikthim të Thaçit në Presidencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *