,

“Vëllau jem i vetëm…” – Motra e Laurentinit prek me fjalët e saj pas humbjes së rëndë

Një mesazh tejet emocional është publikuar nga motra e Laurent Krasniqit, ish-banor i Big Brother VIP Kosova, i cili humbi jetën javën e kaluar në një aksident me motor. Fjalët e saj për vëllain kanë prekur shumë njerëz, teksa ajo rrëfen dhimbjen e madhe që ka lënë pas humbja e tij.

“Vllau jem, po ta shkruj këtë me lot në sy e me një zemër që hala nuk po e beson që ti nuk je ma”, shkruan ajo në fillim të dedikimit, duke kujtuar edhe përqafimin e fundit me të. Ajo shprehet se nuk e kishte ditur se ai moment do të ishte hera e fundit që do ta përqafonte vëllain e saj.

Motra e përshkruan Laurentinin si një njeri që iku shumë i ri dhe shumë shpejt, duke lënë pas një boshllëk që, sipas saj, askush nuk mund ta mbushë. “Bota humbi një njeri të mirë, një shpirt të pastër”, shkruan ajo, ndërsa tregon se sot çdo fotografi, kujtim dhe moment i vogël me të është bërë për të një pasuri e madhe.

Në fund, ajo i drejtohet Laurentinit me fjalë që përcjellin mallin dhe dashurinë për vëllain e saj: “Pusho i qetë, vllau jem i vetëm. Nëse dashnia do të mundej me të kthy, ti do të ishe prapë këtu në krahët e mi. Malli për ty nuk ka me u shu kurrë.” 

Screenshot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *