Këngëtari i njohur kosovar, Besart Kelmendi, i njohur për publikun me nofkën “Gjesti”, ka marrë një vendim gjyqësor nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pas pranimit të fajësisë nga ana e tij, gjykata e ka dënuar atë me 2 vjet burgim me kusht, si dhe me dënim me gjobë. Kelmendi është shpallur fajtor për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.
Sipas vendimit, dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse i dënuari nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës së verifikimit të kushtit, ndërkohë që rasti ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave për shkak të profilit të tij publik.



Leave a Reply