,

“Ora e Pritjes” mbërrin në Gjilan, numërimi mbrapsht vazhdon drejt 16 shtatorit për katërshen e UÇK-së

Nisma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur “Orën e Pritjes” edhe në Gjilan, ku ka nisur numërimi mbrapsht drejt datës 16 shtator. Kjo është data kur, në orën 10:00, pritet të shpallet në Hagë aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në aktivitetin në Gjilan mori pjesë Eliza Hoxha, përfaqësuese e “Liria Ka Emër”.

Nisma është shtrirë javëve të fundit edhe në komuna të tjera si Suhareka, Drenasi dhe Vitia, ku është shpalosur baneri me mesazhin “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”. Aktivitetet drejtohen drejt kulmit të tyre, “Marshi për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *