Një grabitje e pazakontë në një bankë në Nagpur të Indisë është bërë virale pasi momentet e incidentit janë regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Në pamjet e publikuara shihet një burrë me fytyrën e mbuluar, i cili hyn në bankë dhe sulmon punonjësit duke hedhur pluhur djegës në drejtim të tyre. Pas sulmit, ai arrin të marrë rreth 453 mijë rupi indiane dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Pamjet e kamerave të sigurisë po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendje për mënyrën e pazakontë të sulmit. Autoritetet po hetojnë rastin dhe pamjet e CCTV-së mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e autorit.



Leave a Reply