, ,

Marshi i Lirisë, mijëra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës janë mbledhur sot në Prishtinë për të marrë pjesë në “Marshin për Liri”, tubim i organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Marshi zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët e kanë nisur tubimin në orën 14:00. Në qendër të mesazhit të marshit janë kërkesat për drejtësi, liri dhe kthimin në Kosovë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Tubimi vjen vetëm pak ditë para 16 shtatorit, kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. 

Në ditët para marshit, thirrjes për pjesëmarrje i janë bashkuar grupe të ndryshme të shoqërisë, përfshirë sindikata, organizata dhe figura publike. Organizatorët kanë synuar që marshi të jetë një mobilizim gjithëqytetar, përtej dallimeve politike. 

Pankarta me mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë vendosur edhe në pjesë të ndryshme të Prishtinës gjatë ditëve të fundit, duke paralajmëruar pjesëmarrjen në marsh. 

Marshi po zhvillohet nën moton “Kosova po pret”, ndërsa pjesëmarrësit po përcjellin mesazhin e tyre për drejtësi dhe liri për katër ish-krerët e UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *