Edi Rama i bashkohet mesazhit nga Prishtina: “Liria ka Emër” – publikon pamje nga Marshi për Liri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot përmes rrjeteve sociale lidhur me “Marshin për Liri” që po zhvillohet në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Rama ka publikuar një video nga marshimi, ku shihen qytetarë të shumtë të mbledhur në Prishtinë, ndërsa në përshkrimin e postimit ka vendosur vetëm mesazhin “Liria ka Emër”.

Postimi i Ramës vjen në një ditë kur Prishtina është mbushur me qytetarë që po marrin pjesë në marshin e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”. Aktiviteti zhvillohet pak ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *