03 Shkurt 2026 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e tetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetë e shtatë (57) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi, të dyshuar për kryerje të veprave penale
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzet e shtatë (27) aktakuza kundër tridhjetë e tre (33) persona për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, në katër (4) raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Raporti i hollësishëm
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm – Më urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar katër (4) persona për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetë e shtatë (27) aktakuza kundër tridhjetë e tre (33) personave për vepra të ndryshme penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’
Tre (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepër penale ‘’Sulmi’’
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Kanosja’’
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mashtrimi’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ngacmimi’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Gjymtimi i organeve gjenitale femërore’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Peshkimi i kundërligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Blerja , shitja , shpërndarja e substancave narkotike, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”.
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për vepër penale “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi”
Një (1) aktakuzë , ndaj një (1) të pandehurve person Juridik, si dhe ndaj personit fizik për vepër penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, të enjten me datë 02 shkurt 2026 ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik‘’
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi ‘’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje ‘’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve ‘’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor ‘’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore Gjakovë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi“, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje“, si dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “, dhe “Kanosja “.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.



Leave a Reply