Ekspertë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar, të hënën, mbajtën në mënyrë virtuale një trajnim për auditime të shpejta për stafin auditues të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Trajnimi kishte për qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale të auditorëve për reagim në kohë ndaj çështjeve me interes të lartë publik, përmes një qasjeje të auditimit që bazohet në përzgjedhjen e temave relevante, përcaktimin e fushëveprimit, punën në terren dhe raportimin e bazuar në fakte.


Gjatë trajnimit, auditorët u angazhuan në mënyrë aktive përmes diskutimeve dhe shembujve praktikë duke punuar në grupe për zhvillimin e ideve për auditime të shpejta dhe analizimin e rasteve të caktuara.




Leave a Reply