New York është kthyer në qendrën e modës dhe spektaklit me New York Fashion Week, ku këtë shtator po prezantohen koleksionet Pranverë/Verë 2027. Krahas stilistëve dhe modeleve, vëmendjen e madhe po e marrin edhe emrat e njohur të Hollywood-it dhe industrisë së muzikës.
Në rreshtat e parë të shfaqjeve janë parë figura të njohura si Gigi Hadid, Gabrielle Union, Jessica Alba, Hailee Steinfeld dhe Simone Biles, ndërsa eventet e ndryshme kanë mbledhur edhe yje të muzikës.
Një nga momentet më të komentuara ishte eventi i Tommy Hilfiger, ku morën pjesë mbi 50 të ftuar të njohur, mes tyre Camila Cabello, Jisoo, Kate Moss dhe yje të NBA-së. Në pasarelë u shfaq edhe Gigi Hadid.
Edhe Dua Lipa tërhoqi vëmendjen në një event të Bulgari-t gjatë Javës së Modës në New York, ku u shfaq me një veshje të mbuluar me kristale dhe bizhuteri luksoze me diamante e rubinë.

Ndërkohë, Ralph Lauren hapi prezantimin e koleksionit të tij me një sërë emrash të njohur, përfshirë Cynthia Erivo, Viola Davis, Elizabeth Debicki dhe të tjerë.

NYFW këtë vit përfshin rreth 70 shfaqje dhe prezantime në kalendarin zyrtar të CFDA-së, duke e kthyer sërish New York-un në një nga pikat kryesore të modës botërore.


Leave a Reply