Kreshnik Gjergji, bashkëshorti i këngëtares Dafina Zeqiri, ka shpërthyer në rrjetet sociale pas një incidenti të pazakontë në një fast-food në Prishtinë, ku i është refuzuar shërbimi për shkak të mungesës së kusurit.
Nëpërmjet një postimi, Gjergji tregoi se ngjarja ndodhi rreth orës 00:40 pranë rrethit të MAXI24 në lokalin “Magic Food”. Pasi porositi një hamburger dhe vendosi një kartëmonedhë 50-euroshe në shank, punonjësi i kërkoi t’ia kthente ushqimin mbrapsht sepse nuk kishte para të imëta për t’ia kthyer.
I indinjuar nga ky veprim, ai lëshoi një thirrje publike, duke u shprehur i gatshëm të financojë një biznes rival ngjitur me ta: “Kushdo që është i fushës dhe e ka vullnetin me çel një fast food qaty ngjitur me ta, unë e paguaj A-d-zh, lokal, qira, rroga… me jep hamburgera pa pare derisa t’ia shti drynin këtij lokali.”
Në fund, ai ironizoi faktin se një biznes nuk zotëronte as 50 euro pazar në orët e vona të natës.




Leave a Reply