
Një nga momentet më të diskutueshme të derbit Manchester United – Manchester City ka marrë një kthesë të fortë pas ndeshjes. City fitoi 1–0 në Old Trafford, falë golit të Erling Haaland, por tashmë vetë organi i arbitrimit Pro Referees ka pranuar se në vendimin e VAR-it është bërë një “gabim gjykimi”.
Goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por pas ndërhyrjes së VAR-it u lejua. Haaland ishte në pozicion të rregullt, pasi një pjesë e trupit të mbrojtësit Patrick Dorgu e mbante në lojë. Problemi ishte tjetërkund: Enzo Fernández ndodhej në pozicion jashtë loje dhe tentoi të luante topin, duke ndikuar potencialisht te mbrojtësi i United.
Sipas Pro Referees, VAR-i nuk e vlerësoi siç duhet ndikimin e Fernández në aksion dhe duhej t’i kishte rekomanduar arbitrit Michael Oliver një rishikim në monitorin pranë fushës. Organizata madje kontaktoi Manchester United për të pranuar gabimin dhe njoftoi se incidenti do të rishikohet.


Leave a Reply