,

Zbulohet arsyeja tronditëse pas ndarjes nga jeta të Hayden Panettiere? Dyshohet se mori një substancë të rëndë

Aktorja amerikane Hayden Panettiere dyshohet se humbi jetën pasi konsumoi një pilulë oksikodoni të përzier me fentanil, sipas burimeve të zbatimit të ligjit të cituara nga TMZ dhe të raportuara sot nga mediat amerikane. 

Sipas raportimeve, Panettiere kishte marrë disa barna të blera në tregun e zi nga një furnizues në Los Angeles. Hetuesit dyshojnë se mëngjesin e 16 gushtit, ditën kur u gjet e pajetë, ajo konsumoi një pilulë oksikodoni që besohet të ketë qenë e kontaminuar me fentanil. 

Aktorja 36-vjeçare u gjet pa ndjenja në një apartament në Greenville, South Carolina. Ekipet emergjente tentuan ta rikthenin në jetë, ndërsa raportet fillestare përmendën një arrest kardiak dhe dyshime për mbidozë. Autopsia nuk zbuloi shenja traume. 

Hetimi tashmë përfshin edhe Administratën Amerikane për Luftën kundër Drogës (DEA), ndërsa autoritetet po përpiqen të gjurmojnë origjinën e pilulës dhe personin që dyshohet se ia ka siguruar. 

Megjithatë, shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është konfirmuar, pasi rezultatet përfundimtare të toksikologjisë janë ende në pritje. 

Panettiere, e njohur për rolet në Heroes, Nashville dhe filmat Scream, vdiq vetëm pak ditë para ditëlindjes së saj të 37-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *