, ,

Gjykata Speciale shpall të mërkurën verdiktin për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin të mërkurën, më 16 shtator, aktgjykimin në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së – Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca publike është caktuar të nisë në orën 10:00.

Katër të akuzuarit përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë persekutim, burgim, torturë, vrasje dhe zhdukje të detyruar, të cilat sipas aktakuzës lidhen me periudhën e luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri më 1999. Të gjithë i kanë mohuar akuzat.

Prokuroria Speciale ka kërkuar dënime deri në 45 vjet burgim për Thaçin dhe tre bashkëakuzuarit, duke pretenduar se ata mbanin përgjegjësi për një sërë krimesh të kryera gjatë luftës. Mbrojtja, ndërkohë, ka kërkuar pafajësi dhe ka argumentuar se provat nuk dëshmojnë përgjegjësi penale të të akuzuarve.

Procesi gjyqësor nisi më 3 prill 2023 dhe përfundoi fazën e provave në dhjetor 2025. Në gjykim janë shqyrtuar mijëra prova dhe dëshmitë e një numri të madh dëshmitarësh. Deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt të vitit 2026.

Vendimi i së mërkurës pritet me interesim të madh në Kosovë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt online nga Dhomat e Specializuara në shqip, anglisht dhe serbisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *