Kush do të hyjë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova? Agon Rexhepi zbulon profilet e banorëve të rinj

Big Brother VIP Kosova pritet të rikthehet së shpejti me një edicion të ri, ndërsa kurioziteti për banorët që do të hyjnë në shtëpinë më të komentuar në vend po rritet çdo ditë.


Gazetari i Klan Kosovës, Agon Rexhepi, ka treguar disa detaje interesante për profilet e mundshme të banorëve të rinj, duke lënë të kuptohet se këtë sezon mund të ketë emra të njohur nga fusha të ndryshme.


“Unë emra nuk po them, veç po du me tregu profile”, ka deklaruar Rexhepi, duke zbuluar se në listë mund të jetë një tiktoker nga diaspora, një këngëtar që i ka kaluar të 55-at, si dhe një këngëtare tjetër nga muzika popullore, rreth të 50-ave.


Por surprizat nuk përfundojnë me kaq. Sipas tij, në kast mund të jetë edhe një moderatore jashtëzakonisht e bukur, e cila nuk ka qenë pjesë e ekranit për një apo dy vite, si dhe një reper i ri në moshë, por me sukses të jashtëzakonshëm.


Rexhepi përmendi gjithashtu një këngëtare të famshme, një influencere që është bërë e njohur duke imituar influencuesit e tjerë, një këngëtar të njohur për lëvizjet e tij, një profesoreshë dhe një regjisore.
Megjithatë, gazetari nuk bëri të ditur emrat e tyre, duke e lënë publikun të hamendësojë se kush mund të jenë konkurrentët e rinj.

A do të ketë këtë sezon më shumë emra nga muzika, rrjetet sociale dhe televizioni? Përgjigjja pritet të zbulohet me afrimin e nisjes së edicionit të ri të BBVK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *