Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Flora Brovina, politikane, mjeke, humaniste dhe veprimtare e njohur për të drejtat e njeriut.
Brovina, e lindur në Skenderaj, për vite me radhë ishte pjesë e jetës institucionale të Kosovës dhe deputete e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo ishte gjithashtu nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Gjatë viteve të luftës, ajo u arrestua nga autoritetet serbe në pranverën e vitit 1999 dhe u dërgua në burgjet e Serbisë, ku u dënua me 12 vjet burg. Për lirimin e saj u angazhuan organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe institucione nga vende të ndryshme.
Pas luftës, Brovina vazhdoi angazhimin e saj publik dhe politik, ndërsa gjatë jetës u nderua me disa çmime dhe medalje për kontributin e saj humanitar dhe kombëtar.
Për vdekjen e saj kanë reaguar figura të shumta publike. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar Brovinën si një grua që ia kushtoi jetën njerëzve dhe vendit të saj.



Leave a Reply