Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar një situatë mjaft të pazakontë: pretendon se është gjobitur për një makinë që prej rreth dy vitesh nuk është përdorur dhe që, sipas tij, është aq e mbuluar nga bari sa mezi duket.
Ai thotë se makina ndodhet në një servis në Sukth dhe nuk është në gjendje pune. Sipas denoncimit, ndaj tij është vendosur gjobë, janë hequr pikë nga patenta dhe i është pezulluar leja e drejtimit. Ai ka dërguar edhe video të automjetit si provë.



Leave a Reply