Ora e parë mësimore e së mërkurës, 16 shtator, do t’i kushtohet historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributit të çlirimtarëve në luftën për liri dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës u është drejtuar shkollave me kërkesë që kjo orë të zhvillohet me temë të veçantë, duke u fokusuar në historinë e luftës së UÇK-së dhe rëndësinë e saj për vendin.
Gjatë kësaj ore, nxënësit pritet të njihen më shumë me ngjarjet e luftës, sakrificën e të rënëve dhe kontributin e çlirimtarëve, duke e trajtuar këtë pjesë të historisë përmes diskutimeve dhe materialeve edukative.
Nisma vjen në një ditë me rëndësi të veçantë për Kosovën, ndërsa 16 shtatori është edhe data kur pritet të shpallet aktgjykimi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.



Leave a Reply