Një nga ditët më të rëndësishme për procesin gjyqësor në Hagë vjen të mërkurën, më 16 shtator.
Dhomat e Specializuara kanë caktuar orën 10:00 për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet online në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht. Transmetimi mund të ndiqet përmes platformës zyrtare të Dhomave të Specializuara. (KSC & SPO)
Procesi gjyqësor ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023, ndërsa deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt të vitit 2026.
Tash, pas përfundimit të procesit dhe periudhës së shqyrtimit të provave, Trupi Gjykues do të bëjë publik vendimin e tij.
Vëmendja pritet të jetë e madhe si në Hagë, ashtu edhe në Kosovë, ku zhvillimet e kësaj çështjeje janë ndjekur me interes të jashtëzakonshëm.



Leave a Reply