,

Adriatik Lapaj niset drejt Hagës: “Ditë e shenjtë”, shpreh mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

Në ditën kur vëmendja e shqiptarëve është përqendruar te Haga, edhe Adriatik Lapaj është nisur drejt qytetit ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Lapaj ka publikuar një video gjatë rrugëtimit të tij drejt Hagës, duke treguar se po udhëton për të qenë i pranishëm në këtë ditë.

Në mesazhin e tij, ai e ka cilësuar 16 shtatorin si një ditë të rëndësishme për shqiptarët dhe ka shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.

“Mirëmëngjes. Jam rrugës për në Hagë”, shprehet Lapaj në video, duke e përshkruar ditën si të rëndësishme për popullin shqiptar dhe duke kujtuar luftën në Kosovë. (Balkanweb⁠)

Në fund të mesazhit të tij, Lapaj ka shprehur urimin që vendimi i sotëm të pasohet nga kthimi i ish-krerëve të UÇK-së në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, prania e shqiptarëve në Hagë është shtuar gjatë orëve të mëngjesit. Para Gjykatës Speciale janë parë qytetarë me flamuj të UÇK-së, plisa dhe simbole të tjera, në pritje të vendimit.

Vendimi për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin pritet të shpallet në orën 10:00. Seanca është publike dhe transmetohet në gjuhët shqipe, angleze dhe serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *