PROTESTË SOT NË PRISHTINË: Studentët dhe qytetarët thirren në Sheshin “Skënderbeu”

Një protestë është paralajmëruar për sot, 17 shtator, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me fillim në ora 12:00.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale nga “Studentët_UP”, në protestë ftohen të marrin pjesë studentë dhe qytetarë që dëshirojnë të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë paqësore dhe dinjitoze.

Në njoftim bëhet thirrje që gjatë tubimit të respektohen rendi, siguria dhe të drejtat e qytetarëve të tjerë. Organizatorët kërkojnë gjithashtu që të mos dëmtohen personat, pjesëtarët e Policisë së Kosovës apo pronat publike dhe private.

Protesta vjen një ditë pas tubimeve të shumta në Prishtinë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Mbrëmjen e 16 shtatorit, protestuesit ishin mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” dhe kishin paralajmëruar se do të riktheheshin edhe të nesërmen. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *