Shqipe Selimi, bashkëshortja e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, ka publikuar një fotografi ku shfaqet pranë flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenare, gjithmonë të fortë!”, ka shkruar ajo në postimin e saj.
Fotografia dhe mesazhi i Shqipe Selimit vijnë në një periudhë me vëmendje të madhe publike ndaj zhvillimeve në Hagë që lidhen me ish-krerët e UÇK-së.
Me këtë postim, ajo ka përcjellë një mesazh krenarie dhe qëndrueshmërie, duke vënë në qendër simbolin e UÇK-së.



Leave a Reply