Një numër i madh i aksidenteve dhe shkeljeve në trafik është raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 46 aksidente, prej të cilave një ka qenë me fatalitet, 22 me persona të lënduar dhe 23 me dëme materiale.
Në të njëjtën periudhë, policia ka shqiptuar gjithsej 853 gjoba për kundërvajtje në trafik.
Të dhënat e fundit rikthejnë vëmendjen te siguria në rrugët e Kosovës dhe nevoja për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.



Leave a Reply