,

Madonna rikthehet në skenën e MTV VMA pas 23 vitesh

Madonna do të rikthehet në skenën e MTV Video Music Awards pas një pauze prej 23 vitesh. Ikona e muzikës pop do të hapë ceremoninë e vitit 2026 me një performancë live më 27 shtator në Los Angeles. Lajmi është konfirmuar nga MTV dhe CBS. 

Kjo do të jetë performanca e saj e parë në VMA që nga viti 2003, kur Madonna u ngjit në skenë së bashku me Britney Spears, Christina Aguilera dhe Missy Elliott në një prej performancave më të komentuar të historisë së ceremonisë. 

Kthimi i saj vjen në një vit të rëndësishëm për Madonna-n në VMA, pasi ajo kryeson listën e nominimeve me 11 nominime, përfshirë Artist of the Year, Video of the Year dhe Song of the Year për bashkëpunimin me Sabrina Carpenter. 

Ceremonia do të drejtohet nga Snoop Dogg, ndërsa pritet të zbulohen edhe performues dhe të ftuar të tjerë në ditët në vijim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *