Këngëtarja me famë ndërkombëtare Rita Ora ka reaguar në rrjetet sociale pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes InstaStory, Rita Ora ka rishpërndarë një imazh ku shfaqet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shoqëruar me mesazhin:
“Duke luftuar për Kosovën që e quajmë shtëpi sot.”
Në një tjetër postim, këngëtarja ka publikuar një fotografi të saj nga Kosova, ku shihet duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.
Reagimi i Rita Orës erdhi më 16 shtator, ditën kur u shpall aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke iu bashkuar reagimeve të shumta të figurave publike shqiptare.



Leave a Reply