FSK del në terren – “Zgjimi i Ujkut”

Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar sot ushtrimin fushor të koduar “Zgjimi i Ujkut”.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë ushtrimit janë testuar aftësitë e pjesëtarëve të Kompanisë së Armëve, me fokus në manovrim, reagim dhe zbatimin e veprimeve taktike në situata të simuluara luftarake.

Ushtrimi ka shërbyer për të vlerësuar përgatitjen individuale dhe kolektive të pjesëtarëve, si dhe aftësinë e tyre për të vepruar në mënyrë të koordinuar.

FSK ka bërë të ditur se një nga qëllimet ishte edhe identifikimi i fushave ku nevojiten përmirësime dhe përdorimi i mësimeve të nxjerra për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve operacionale. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *