Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 08:00 në rrugën “Enver Maloku”. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Deri në publikimin e informacionit fillestar, autoritetet nuk kanë dhënë detaje për shkakun e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *