Protesta po shkakton pengesa në transportin publik në Prishtinë

Për shkak të protestës së sotme në qendër të Prishtinës, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë shfaqur vonesa dhe pengesa të përkohshme në transportin publik.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Mobilitetit, masat e përkohshme për menaxhimin e qarkullimit kanë ndikuar në linjat e autobusëve që kalojnë në pjesët e prekura nga kufizimet në trafik.

Komuna ka bërë të ditur se disa linja mund të mos funksionojnë sipas orarit të rregullt dhe qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim deri në normalizimin e qarkullimit. Ekipet po e përcjellin situatën në terren dhe po ndërhyjnë sipas kushteve të trafikut. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *