Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të nisin procedurat për reparacionet ndaj viktimave në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë.
Sipas njoftimit të Gjykatës, Trupi Gjykues II vendosi që procedurat për reparacionet të zhvillohen pranë Dhomave të Specializuara dhe jo që viktimat të detyrohen t’u drejtohen gjykatave civile në Kosovë, nëse Mbrojtja nuk kundërshton këtë vendim.
Mbrojtja ka afat deri më 22 shtator për të paraqitur kundërshtimet, ndërsa Mbrojtja e Viktimave duhet të paraqesë kërkesën për reparacione deri më 14 tetor. Prokuroria dhe Mbrojtja më pas do të kenë afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar përgjigjet e tyre.



Leave a Reply