Sonte në Gjilan zhvillohet një nga përballjet më interesante të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll. SC Gjilani do të presë FC Prishtinën në stadiumin me bari artificial, në një ndeshje që nis në ora 19:00. (Front Online)
Prishtina hyn në këtë përballje si lider i tabelës me 15 pikë, ndërsa Gjilani ndodhet në pozitën e katërt me 11 pikë. Diferenca prej vetëm katër pikësh i jep ndeshjes rëndësi të veçantë për të dyja skuadrat. (Front Online)
Interesimi pritet të jetë i madh edhe në qytetin e Gjilanit, pasi tifozët do të kenë mundësinë të shohin në shtëpi një përballje mes dy skuadrave me objektiva të rëndësishme në kampionat.
Ndeshja zhvillohet sonte, më 18 shtator, nga ora 19:00.



Leave a Reply