,

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi bëhen prindër për herë të dytë

Aktorja e njohur e Stranger Things, Millie Bobby Brown, dhe bashkëshorti i saj Jake Bongiovi kanë zgjeruar familjen duke mirëpritur fëmijën e tyre të dytë përmes adoptimit. Lajmi u raportua fillimisht nga PEOPLE, ndërsa çifti më pas e konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram. 

Çifti publikoi një fotografi të dorës së vogëlushit, së bashku me duart e pjesëtarëve të tjerë të familjes, duke shkruar thjesht: “Hi little guy!”. Bëhet fjalë për një djalë, ndërsa emri dhe detaje të tjera për fëmijën nuk janë bërë publike. 

Millie dhe Jake u bënë prindër për herë të parë në vitin 2025, kur adoptuan një vajzë. Aktorja kishte treguar më herët se adoptimi kishte qenë një dëshirë e saj që nga fëmijëria. 

Tash, çifti është prindër i dy fëmijëve dhe vazhdon të ruajë privatësinë e familjes së tyre. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *