Rogert Sterkaj i ka bërë një sfidë publike për ndeshje boksi Jozefin “Joz” Markut, duke propozuar që përplasjet dhe debatet e tyre të kalojnë nga rrjetet sociale në ring.
Sterkaj publikoi një poster ku shfaqet përballë Jozit dhe e shoqëroi me mesazhin: “Hajde ta bëjmë tamam!” Ai propozoi që përballja të zhvillohet në një arenë të madhe në Tiranë, me publik, sponsorë dhe bileta.
Sipas propozimit të tij, një pjesë e të ardhurave nga biletat do të dhurohej për bamirësi. Megjithatë, deri tani bëhet fjalë vetëm për një sfidë publike, pasi ndeshja nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe nuk dihet nëse Jozi do ta pranojë.
Tash mbetet të shihet: a do t’i përgjigjet Jozi sfidës? 👀



Leave a Reply