Një operacion i zhvilluar më 18 shtator në Stamboll ka përfshirë 18 persona, mes tyre emra të njohur të kinemasë, muzikës, sportit dhe rrjeteve sociale.
Në mesin e personave për të cilët është lëshuar urdhër ndalimi janë aktorët Aras Bulut İynemli, Melis Sezen, Nilperi Şahinkaya, Melisa Şenolsun dhe Afra Saraçoğlu, reperi Sefo, si dhe ish-futbollisti i kombëtares turke Hasan Şaş.
Sipas Prokurorisë së Bakırköy-t, hetimi lidhet me dyshime për përdorim të substancave narkotike ose stimuluese, lehtësim të përdorimit të tyre apo sigurim të ambienteve për konsumim. Autoritetet kanë urdhëruar kontrolle, ekzaminime biologjike dhe marrjen në pyetje të personave të dyshuar.
Raportohet se 15 prej 18 personave ishin ndaluar, ndërsa disa prej tyre janë dërguar për kontrolle shëndetësore. Afra Saraçoğlu ka deklaruar se ndodhet jashtë vendit për një udhëtim pune dhe se do të kthehet për të dhënë deklaratën e saj.
Hetimi është ende në zhvillim dhe përfshirja në të nuk nënkupton fajësi të provuar.



Leave a Reply