,

Bedri Hamza viziton familjet e Thaçit, Veselit e Krasniqit: “Nuk jeni vetëm dhe nuk do të jeni kurrë”

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Vizitat vijnë në një moment të ndjeshëm për familjet e ish-krerëve të UÇK-së. 

Pas vizitave, Hamza ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka shkruar se familjeve u ka përcjellë mbështetjen e tij dhe u ka siguruar se “nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë”.

“Dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Mërzia e tyre është mërzia e popullit tonë”, ka shkruar Hamza, duke theksuar se mbështetja ndaj familjeve do të vazhdojë edhe më tej. 

Kreu i PDK-së ka deklaruar gjithashtu se do të vazhdojnë angazhimin për drejtësi dhe liri, duke shkruar se bashkë do të qëndrojnë dhe do të angazhohen “deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë”.

Në fund të postimit, Hamza e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë!” 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *