Një përleshje mes katër personave ka ndodhur sot në orët e pasdites pranë hyrjes së autostradës në Prizren-Jug, ku gjatë ndërhyrjes është therur edhe një zyrtar policor.
Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri, ndërsa një tjetër kishte thikë. Polici ndërhyri në vendngjarje për ta neutralizuar situatën, por gjatë përleshjes u sulmua dhe u ther.
Pas intervenimit të njësive policore, të katër personat e dyshuar janë arrestuar. Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas procedurave hetimore.



Leave a Reply