Kujdes nesër: bllokohen disa rrugë në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, më 20 shtator, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa rrugë të Prishtinës dhe Fushë-Kosovës për shkak të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2026”.

Sipas njoftimit, qarkullimi në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë, në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, do të ndërpritet deri te nyja e autostradës “Ibrahim Rugova”. Masat do të fillojnë nga ora 09:00 dhe do të vazhdojnë deri në përfundim të maratonës.

Policia ka publikuar edhe rrugët alternative për shoferët që udhëtojnë drejt Pejës, Aeroportit të Prishtinës dhe zonave të tjera. Qytetarëve u është bërë thirrje që të planifikojnë udhëtimet paraprakisht dhe t’i ndjekin udhëzimet e zyrtarëve në trafik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *