,

Daut Haradinaj nga protesta: “Sot nuk ka rrugë të mesme – ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton me dinjitet si qytetar e shqiptar”

Daut Haradinaj ka reaguar sot lidhur me protestat në Prishtinë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka publikuar fotografi nga sheshi dhe ka kritikuar ata që, sipas tij, po përpiqen të dekurajojnë revoltën qytetare.

Haradinaj ka shkruar se disa persona po zhvillojnë atë që ai e quan “propagandë të dekurajimit”, duke kritikuar thirrjet se protestat nuk duhet të zhvillohen në një formë apo tjetër.

Në reagimin e tij, ai ka përmendur edhe persona që, sipas tij, më herët kanë mbështetur protesta në Tiranë, ndërsa sot “i gëzohen kafazit të Çlirimtarëve në Hagë”.

Në fund, Haradinaj ka dhënë mesazhin e tij kryesor: “Sot nuk ka rrugë të mesme: ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton atë me dinjitet si qytetar e shqiptar.”

Ai e ka mbyllur reagimin duke shkruar: “Po lirisë së shprehjes, por JO e madhe për ju që jeni në shërbim të kësaj agjende dashakeqe. Marre për ju!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *