Në Kosovë janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në dy, sipas të dhënave të raportuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Të gjitha rastet e konfirmuara janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë. Sipas raportimit, tri prej tyre kanë shenja klinike të meningjitit akut, tri të meningoencefalitit akut, ndërsa një rast paraqitet me gjendje febrile.
Disa ditë më herët ishte konfirmuar viktima e parë në Kosovë nga ky virus. Pacienti 66-vjeçar kishte qenë i hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe kishte ndërruar jetë më 15 shtator.
Rastet janë duke u trajtuar dhe monitoruar nga institucionet shëndetësore, ndërsa zhvillimet e reja pritet të raportohen nga autoritetet kompetente.



Leave a Reply