Një përleshje mes katër personave ka ndodhur të shtunën, rreth orës 12:50, në rrugën “Brigada 125” në Prizren, pranë hyrjes së Autostradës “Prizren–Jug”.
Në vendngjarje ndodhej edhe një zyrtar policor – hetues, i cili ndërhyri për ta vënë situatën nën kontroll. Sipas Policisë, gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kishte një armë zjarri, ndërsa një tjetër thikë.
Gjatë ndërhyrjes, polici është lënduar nga mjeti i mprehtë, por ka arritur ta neutralizojë situatën. Në vendngjarje janë sekuestruar arma e zjarrit dhe thika.
Me arritjen e njësive policore, katër të dyshuarit janë arrestuar.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor” dhe mbetet nën hetime.



Leave a Reply