
Këngëtarja amerikane Lady Gaga dhe i fejuari i saj, biznesmeni Michael Polansky, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur një vajzë, të cilën e kanë quajtur Rose Bean Polansky. Lajmi për emrin dhe gjininë e fëmijës u bë publik pasi TMZ raportoi për një certifikatë lindjeje.

Sipas dokumentit, vajza ka lindur më 9 qershor 2026 në Los Angeles. Çifti kishte konfirmuar më herët se kishte mirëpritur fëmijën e tyre të parë, por për disa muaj kishte mbajtur larg vëmendjes publike detajet rreth saj.
Emri Rose besohet se ka lidhje me këngën “La Vie En Rose”, të cilën Gaga e interpretoi në filmin A Star Is Born. Këngëtarja ka gjithashtu një tatuazh të madh me një trëndafil në shpinë.
Raportimet e fundit nga TMZ thonë gjithashtu se vajza ka ardhur në jetë përmes nënës surrogate, ndërsa çifti vazhdon të jetë i fejuar.


Leave a Reply