,

Ledri dhe Xhensila bëjnë “unfollow” njëri-tjetrin nga Instagrami – çfarë ndodhi mes dy artistëve?

Një detaj i fundit në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje raportin e përfolur mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.

Dy artistët, të cilët prej kohësh janë përfolur për një afërsi romantike, nuk rezultojnë më se ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Ky veprim ka nxitur menjëherë diskutime dhe aludime për një krisje të mundshme mes tyre. 

Dyshimet janë shtuar edhe për shkak të deklaratave dhe momenteve të mëparshme mes dy artistëve. Në një koncert, Ledri është dëgjuar duke iu drejtuar Xhensilës me fjalët “të dua”, ndërsa më herët ai nuk e kishte mohuar kategorikisht mundësinë e një lidhjeje mes tyre. 

Megjithatë, as Ledri dhe as Xhensila nuk kanë konfirmuar publikisht se kanë qenë në një lidhje, dhe po ashtu nuk ka një deklaratë zyrtare për ndonjë ndarje. Edhe pretendimet se xhelozia mund të jetë shkaku i situatës mbeten vetëm aludime mediatike. 

Për momentin, “unfollow”-i në Instagram është i vetmi zhvillim konkret që ka ndezur sërish kureshtjen e fansave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *