,

Tre persona arratisen nga policia në Gjakovë, vetura e tyre përfundon në aksident – të dyshuarit ende në arrati

Tre persona janë arratisur nga policia në Gjakovë, pasi zyrtarët policorë kishin ndaluar veturën e tyre për kontroll. Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një Golf 7, me tre persona meshkuj brenda.

Në momentin kur të dyshuarit kuptuan se do t’u kontrollohej vetura, drejtuesi i saj u largua me shpejtësi nga vendi i ndalimit. Gjatë arratisjes, vetura është vetaksidentuar.

Policia ka arritur ta lokalizojë veturën, e cila më pas është konfiskuar. Dokumentacioni dhe telefoni i të dyshuarve kishin mbetur te njësia policore.

Megjithatë, tre të dyshuarit ende nuk janë kapur dhe ndodhen në arrati. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *