Pas 27 vitesh pritje, identifikohen tre viktima të gjetura në varrezat masive në Zubin-Potok
Pas 27 vitesh pritje, është konfirmuar identiteti i tre personave, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën në lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jabukë, në Zubin-Potok.
Identifikimi është bërë përmes analizave të ADN-së. Sipas njoftimit të institucioneve të Kosovës, tre viktimat i përkasin grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, persona nga Skenderaj dhe Mitrovica të cilët ishin zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Tre personat e identifikuar janë Idriz Rreci, Adem Beqiri dhe Salih Mëziu. Familjet e tyre kanë pritur për 27 vjet për të marrë përgjigje për fatin e të afërmve të tyre.
Ndërkohë, procesi i identifikimit dhe kërkimet për personat e tjerë të zhdukur po vazhdojnë, ndërsa rezultatet e analizave të tjera pritet të sjellin informacione të reja për familjet që ende presin përgjigje.



Leave a Reply