,

Ledri Vula në protestë, shihet krah djemve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Ledri Vula është parë sonte në protestën “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po mblidhen qytetarë në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. 

Në mesin e protestuesve janë parë edhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, dhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit. Prania e tyre në tubimet e fundit është raportuar edhe më herët. 

Sonte, Ledri Vula është bërë pjesë e protestës dhe, sipas njoftimeve të organizatorëve, pritet t’i drejtohet qytetarëve me një fjalim para masës. Protesta po zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa tubimet kanë vazhduar prej ditësh në Prishtinë. 

Në shesh janë mbledhur mijëra qytetarë, ndërsa protestat janë zhvilluar edhe në disa qytete të diasporës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *